Sot është dita e pestë e Ramazanit, ndërsa ndihmat për familjet nevojtare po vazhdojnë në qytetin e Mitrovicës.
Disa shoqata, biznesmenë dhe familje të ndryshme zgjedhin që gjatë këtij muaji të ndihmojnë nevojtarët, shkruan Jepi zë.
Njëri nga aktivistët më aktiv që ndihmon është Liridon Kurti, i cili përmes një postimi ka njoftuar që edhe sot janë shpërnarë shujta iftari për jetimët dhe familjet e tyre.
Aktivisti mitrovicas ju ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi dhe duan të ndihmojnë le të kontaktojnë shoqatën për përgatitjen dhe shpërndarjen e iftareve.