Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet për plagosjen e një personi mbrëmë në fshatin Dujakë të Gjakovës.
Ai po dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një 42-vjeçari, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Rastin për Sinjalin e konfirmoi edhe Policia, ndërkohë që burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur identitetin e të arrestuarit.
Siç mëson Sinjali i arrestuari është Shpejtim Knushi, aktivist i lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë. Ai dyshohet se ka plagosur viktimën M.J., pas një mosmarrëveshje që eskaloi në përdorimin e armës.
Policia po ashtu njoftoi për Sinjalin se viktima tashmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Viktima dyshohet se pësuar plagë në gjoks dhe gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.
Lidhur me këtë rast, Policia ka konfiskuar armën me rastin e kontrollit policor te i dyshuari në momentin që është arrestuar.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.