Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë, që përfshin 5 komuna. Aksioni po zhvillohet me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie.
Raportohet se në shënjestër të Prokurorisë janë 13 persona, të cilët dyshohen për import dhe shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Tënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit”, tha Nikçi.
“Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë.