Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të madh të përbashkët me EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX në parandalim të luftimit të trafikimit me njerëz, në një operacion që është realizuar në 47 shtete të botës.
Policia e Kosovës nga 8 deri në 14 maj ka zbatuar Planin Operativ “Stuhia 2023” në të gjithë vendin në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Administratën Tatimore dhe inspektorët e punës.
Në operacion janë përfshirë 262 zyrtarë nga PK-ja dhe institucionet e lart-cekura, ku në teren janë ndërmarrë këto veprime.
Në inspektimin dhe kontrollimin e lokaleve të “muzikës live”, qendrave të masazhit dhe pikave të kalimit kufitar ka arritur të identifikojë 3 viktima të trafikimit dhe 11 viktima të supozuara të trafikimit.
Si pasojë e këtij aksioni janë arrestuar 14 persona t ëdyshuar për vepren penale të trafikimit, janë referuar 6 raste të armëve pa leje.
Janë inspektuar e kontrolluar 55 lokale të muzikës live dhe janë legjitimuar 377 punëtorë, nga të cilët 275 të gjinisë femërore dhe 188 pprej tyre shtetas të huaj.
Nga këto lokale, 15 janë mbyllur.
Policia ka inspektuar edhe 51 qendra të masazhit ku janë legjitimuar 153 punëtorë nga të cilët 129 janë të gjinisë femërore dhe 33 shtetas të huaj, prej këtyre qendrave masazhi 17 janë mbyllur.
Policia do të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë pjesë e bashkëpunimit dhe iniciativave/operacioneve ndërkombëtare si dhe operacioneve të organizuara në nivel vendi, pasi lufta kundër trafikimit me njerëz është sfidë ndërkombëtare e vendore e cila duhet të luftohet në bashkëpunim e koordinim ndërkombëtar e me institucione vendore e qytetarë.