Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit sot, i cili ka çuar me gjetjen e dy bunkerëve dhe disa armëve të zjarrit me municion.
Përmes një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore-Prishtinë, bëhet e ditur se janë kontrolluar 5 shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë (shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan.
Kontrollet e realizuara në këto lokacione kanë rezultuar me gjetjen e :
- 2 (dy) Bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale),
- Armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë,
- Armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë,
- Arme e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë.
- Armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë,
Në vendngjarje ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikës e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale.
Si rezultat i kësaj, Policia ka njoftuar se dy persona tashmë janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa i dyshuari i tretë ndodhet në arrati.