Një kombi-bus është aksidentuar sot rreth orës 13:00 në magjistralen Pejë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Gurrakoc.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 14 persona, 12 prej tyre nxënës, si dhe dy shoferët e automjeteve të përfshira në aksident.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Më të marrë lajmin policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një kombi-bus me nxënës” E nga ky aksident policia njofton se janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, ka thënë Gashi për Reporterin.
Të lënduarit kanë pranuar tretmanin mjekësor, ku të gjithë më pas janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në spital.
“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, shtoi ai.