Dy vajza kanë marrë lëndime si pasojë e një vetaksidenti me një motoçikletë në Gjilan.
Ato janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Gjilan 10.06.2024-14:09. Është raportuar për vetaksident komunikacioni rrugor, ku si pasojë lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesja e motoçikletës dhe pasagjerja femër kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.