Dita e shtunë ishte e kobshme për familjen Shala në Pejë. Në aksidentin me fatalitet që ndodhi në fshatin Ozdrim, mbetën të vdekur dy këmbësorë, anëtarë të kësaj familje, ndërkaq një person tjetër, nga e njëjta familje është lënduar rëndë. Fadil dhe Avdi Shala humbën jetën tragjikisht, teksa personi që pësoi plagë të rënda ndodhet në Qendrën Klinike Universitare.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë me dije se gjendja e 43-vjeçarit po vazhdon të jetë e rëndë dhe i njëjti iu është nënshtruar intervenimeve mjekësore, posa është dërguar në këtë qendër nga Spitali Rajonal i Pejës.
Ndërkaq dy familjarët e tij, nuk arritën t’iu bënin ballë plagëve dhe vdiqën në vendin e ngjarjes.