Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur sot rreth orës 01:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Vetura që u vetaksidentua ishte me tabela zvicerane.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 01:30, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.