Aksident në Itali, humbin jetën dy shqiptarë, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Itali, në zonën mes Colleferro dhe Anagni, ku pas aksidentimit me makinë, dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Referuar mediave italiane, makina tip BMË e cila drejtohej nga një shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë dhe është përmbysur. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer në flakë. I plagosuri, gjatë rrokullisjes së mjetit, ka dalë jashtë tij, duke u shpëtuar flakëve.

Po ashtu raportohet se kjo makinë ishte e vjedhur, por nuk dihen më shumë detaje.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve. I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, ndërsa trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan nga gjurmëve të gishtërinjve.

Sipas asaj që bëri me dije policia, në makina u gjetën mjete për vjedhje./Tch