Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në fshatin Prugovc.
Nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.” – ka bërë të ditur për Gazetën nacionale zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajotutje ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e QKUK-së si dhe me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.