Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë dhënë detaje rreth këtij aksidenti.
Siç bëhet e ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Gashi ka shtuar se lëndimet nuk janë serioze.