Një aksident ka ndodhur para pak kohësh në rrugën kryesore të Rahovecit, “Xhelal Hajda Toni”, shumë pranë Stacionit të Autobusëve.
Në pamjet e publikuara nga Rahoveci24, shihet se kjo përplasje ngjau mes një furgoni dhe një motoçikleteje, përcjell 07 Press.
Arsyeja kryesore ka të bëjë me kushtet e rrugës të krijuara pas të reshurave të shiut.
Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, ndërsa redaksia jonë ka kontaktuar me autoritetet për të marrë më shumë informacione dhe me t’i marrë ato do t’i përcjellim tek ju.