Mbrëmë u plagosën dy zyrtarë policorë në Skenderaj. Të përfshirë në këtë rast dyshohet se janë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dy djemtë dhe vëllezërit e tij.
Njëri nga vëllëzërit e Nuredin Lushtakut të përfshirë në këtë ngjarje është Faton Lushtaku, shkruan Insajderi.
Por, emri i biznesmenit Faton Lushtaku nuk është hera e parë që ka dalë në media.
Kjo për faktin se ai në vitin 2017 përderisa ishte duke vozitur në rrugën Skenderaj-Drenas ka goditur aksidentalisht një nxënëse 15 vjeçare me inicialet Q.S, e cila vdiq nga lëndimet e rënda.
Familja e viktimës Q.S ia kishte falur gjakun familjes Lushtaku.
Akti i shtrirjes së dorës, kishte ndodhur gjatë varrimit ku shumë qytetarë kishin shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit 15 vjeçares, e në mesin e tyre ishte edhe kryetari Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku.
Ndërsa gjatë vitit 2021 Faton Lushtaku është akuzuar edhe për biznes ilegal.
Faton Lushtaku kishte vazhduar tregtin e tij ilegale të thëngjillit ku dhe pas disa denoncimeve të bëra në drejtim të tij nga ana e autoriteteve shtetrore ai ka vazhduarë aktivitetin e tij ilegal.
Vëllai i Nuredin Lushtakut ka dëmtuar token dhe ambientin ku në mënyrë të paligjshme tash e disa vite ai shfrytëzon një basen thëngjilli në fshatin Polac të Skenderajt. Sipërfaqja prej 13 mijë e 902 metrash katrorë e këtij minerali nëntokësor është gërmuar nga Faton Lushtaku.
Në atë kohë ish-kryetari i Skenderajit Bekim Jashari nuk kishte marrë asnjë masë kundër këtij biznesi ilegal.
Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale, një autoritet që mbikqyr shfrytëzimin e pasurisë nëntokësore, më 7 mars 2021 ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës kallëzim penal kundër shfrytëzuesit ilegal të kësaj hapësire të thëngjillit.
Lushtaku është paditur para disa viteve për këtë aktivitet, por ai nuk e ka ndalur tregtin e tij ilegale.
Ai në deklarimin e pasurisë të dorëzuar në mars të vitit 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsion ka shënuar se ka të ardhura vjetore prej rreth 92 mijë euro nga bizneset e përbashkëta familjare.
Lushtaku ka deklaruar si pasuri të përbashkët familjare një objekt të biznesit të kontrollimit teknik të automjetet si dhe një kompleks afaristo-banesor.