Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:50 në fshatin Krushevë e Vogël në komunën e Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai shtoi se njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, tha Rugova.
Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rrugor.