Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak qasteve në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku dyshohet se një person është goditur për vdekje nga një shofer që po drejtonte kamionin.
Siç mëson Sinjali, shoferi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 16:44 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkatuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Maxhunaj. Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur këmbësorin (viktimën) m /k/sh, rreth 56 vjecar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Kamioni i cili shaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojn hetimet për aksidentin”.