Një aksident i rëndë ku janë përfshirë katër autobusë ka shkaktuar 99 të plagosur në Stamboll, Turqi.Aksidenti i pazakontë u regjistrua në një autostradë, sipas Anadolu Agency.
Fillimisht dy autobusë janë përplasur kokë më kokë dhe dy të tjerë, në vijim, janë përplasur me ta.
Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe forcat zjarrfikëse e policie.
Të plagosurit u dërguan në spitale shtetërore dhe private për t’u ofruar ndihmën e parë, tha prefekti i Stambollit Ali Gerlikaya.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës që lidh anën evropiane dhe aziatike të Stambollit.