Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktevendim pas ankesës së Prokurorisë Themelore në Pejë lidhur me vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndaj xhudistit kosovar, Akil Gjakova.
Sinjali ka mësuar se Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë dhe kësisoj është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë.
Më 19 prill, Gjykata në Pejë refuzoi kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit dhe vendosi të caktojë një masë alternative.
Ndaj Gjakovës është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar për veprën “Dhuna në familje”.