Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka befasuar publikun duke treguar se në zgjedhjet e 14 shkurtit ka votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.
Ahmeti tha se në Qeverinë Kurti ka punë të mira që janë bërë por sipas tij ka edhe punë jo të mira, teksa tha se disa parime janë ngritur pak më lartë.
“Janë disa gjëra që sot janë të papranueshme, e më herët kanë qenë më të pranueshme. Por, nuk është karshi pritjeve të mija. Përkundër që unë jam dalë prej Vetëvendosjes, unë kam votuar për Vetëvendosjen. Publikisht e kam thënë para zgjedhjeve se lista më e mirë është ajo e VV-së”, tha Ahmeti.