Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka mbajtur një konferencë për media.
Ahmeti tha se koalicioni “Fronti Evropian” është forca e dytë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, dallimi me oponentin tjetër politik shqiptar koalicioni “VLEN”, është 30 mijë vota.
“Me një dallim me oponentin, oponent kryesor kemi pas VMRO, sepse VMRO-ja e ka ndihmu shumë VLEN-in”, tha Ahmeti gjatë kësaj konference transmeton Klankosova.tv
“Por, dallimi është mbi 30 mijë vota”, shtoi ai.
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore.
Qytetarët kanë votuar në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale si dhe zgjedhjet presidenciale.