Ish-kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka bërë thirrje që mësimi të fillojë dhe nxënësit të kthehen në shkolla.
Përmes një postimi në Facebook ai tha se grevat në shoqërinë tonë kanë shije të hidhur, shkruan Jepi zë.
Bahtiri ka apeluar që palët të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjedhje nga situata e krijuar.
Postimi i plotë:
Grevat në shoqërinë tonë kanë shije të hidhur.
Shteti jonë ende nuk ka arritur të konsolidohet mjaftueshëm që t’jap meritat e duhura mësimdhënësve tanë.
Mësimdhënësit meritojnë shumë por bëjë apel që edhe kësaj radhe mësimi të filloj dhe nxënësit të kthehen në bankat shkollore.
Apeloj që palët të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjedhje nga situata e krijuar.
Shpresojmë që kjo qeveri do të arrijë të kthej dinjitetin e nëpërkëmbur të shërbyesve civil.
AB