Agim Ademi synon një ëndërr të kahmotshme të shumë tifozëve kosovare.
Sjelljen e yjeve të futbollit, ata të gjeneratave të arta. Siç ka bërë të ditur vetë i pari i futbollit kosovar përmes një postimi në faqen në “Facebook”, synon një miqësore mes yjeve të FIFA-s e UEFA-s në Hajvali, përkatësisht në përurimin e Kampit Nacional.
Disa prej legjendave tashmë e kanë dhënë opinionin e tyre, ndërsa çdo gjë mund të realizohet nëse shkohet sipas planit në Kampin Nacional.