Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Agim Ademi është rizgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat katër vjeçar.

Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, teksa Ademi ishte i vetmi kandidat. Ai mori 52 vota nga 52 delegatët e pranishëm.

Kuvendi Zgjedhor ka qenë i kontestuar nga Ministria e Sportit.

Në këtë kuvend u zgjodhën edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës për mandatin katër vjeçar.