Agim Ademi në “Fadil Vokrri”: Rrini të qetë, stadiumi tash është në gjendje të mirë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar sot stadiumin “Fadil Vokrri” për të parë nga afër gjendjen e fushës.

Ai ka shkruar se ajo është shumë e mirë dhe të gjithë mund të jenë të qetë për ndeshjen e rashës, ku fillimisht luan KosovaU21 e Polonia U21, ndërsa tri ditë më vonë aty ballafaqohen Kosova e Qipro.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Sot vizitova fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fushës. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe mund të jemi të qetë për ndeshjet e radhës të U21, Kosova-Polonia, që luhet të premten dhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kosova-Qipro, që zhvillohet javën e ardhshme. Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të kalojë në rikuperim që të jetë gati për sfidat e ardhshme.