Agim Ademi: Jemi Federata më e re u UEFA-s, brenda 9 viteve kemi arritur që 40% e Superligës sot të luajë në Evropë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për RTV21, ka thënë se futbolli i Kosovës, ka një ngritje shumë të mirë për këto 9 vjet të pranimit.

“Të ju kujtojmë 40 përqind e Superligës sot luan në garat Evropiane, pra nga 10 skuadra 4 dalin në Evropë. Nga 55 Federata anëtare të Evropës në UEFA, para 9 viteve kemi qenë në pozitën e fundit tash jemi në vendin e 33-34 pasi lëviz shpesh për shkak të koficientit”, ka thënë Ademi duke shtuar.

“Është një ngritje shumë e mirë e Ligës si profesionale ashtu edhe ekonomike. Investimet nëpër klube ka bërë që liga të ecën shumë përpara. Qështja ekonomike ndikon në apektin profesional, pasi kur ka mjete, kur ka invetsime të ardhura ka ngritje dhe punë më profesionale. Kjo po ndodh në klubet tona dhe jam shumë i lumtur për këtë. Po e mbajmë në nivel të lartë dhe jemi më të mirët të ranguar në regjion. P.sh. e kemi Maqedoninë e Veriut e cila e ka humbur një ekip në garat ndërlombëtare, ndërsa ne po e mbjamë dhe uroj të vazhdojmë kështu”, ka thënë Ademi.

Ndiqni intervistën e plotë: