Studioja e dizajnerit me prejardhje nga Rahoveci, Agi Haxhimurati, ka punuar logon dhe identitetin vizual të platformës mbarëkombëtare “ALBANAK”, projekt i “Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon”.
“ALBANAK”, është platforma e parë e përbashkët rajonale që do të shërbejë si mundësi për të shfaqur ide, projekte dhe aktivitete inovatore për të ngritur zërin e të rinjve, rrjetëzimin e tyre dhe për të sjellë një perspektivë të re rinore në transformimin e shoqërive shqiptare.
Detajet tjera do të shpalosen së shpejti.