Dikur një prej njerëzve më të fortë në Partinë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, është rikthyer të flasë për njërën prej aferave më të njohura në vend, atë “Pronto”.
Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë është mbrojtur sërish, duke shtuar se ajo aferë ka qenë propagandë.
Në një intervistë për lajmi.net, Grabovci pohoi se drejtësia e ka thënë fjalën e vet dhe se gjithçka tjetër ka qenë propagandë.
“Pronto ka qenë propagandë më shumë. Drejtësia e ka thënë fjalën e vet. Ajo e vërtetoi që gjithçka ka qenë propagandë”, tha ndër tjerash ai.