Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar për aferat e miellit dhe grurit.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 10 milionë euro i janë falur furragjisë së mallahës, shokut të vet, për me pagu mallin që nuk vjen kurrë.
Ai tutje ka shkruar se paret i jepen furragjisë pa asnjë procedur, e ai ja jep shokut në Poloni pa asnjë procedurë, sepse është “sekret shtetëror”.
Postimi i plotë:
“Sekret shtetëror” me ja falë 10 milionë euro furragjisë t’mahallës, shokut t’vet, me pagu mallin që nuk vjen kurrë.
Natyrisht, paret i ipen furragjisë pa asnjë procedurë, e furragjia ia jep shokut t’vet në Poloni pa asnjë procedurë, sepse “sekret shtetëror”.
Sekreti i shtetit = me trashë xhepin. BraVVo.