Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës është në pritje të ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit.
Kështu deklaroi për FrontOnline, Reshit Kushaj, nga SBASHK.
“Pagat nuk janë dalë ministria ka të drejt deri sot në ora 16:00 me i aloku mjetet e çfarë do të veprohet tutje metet me pa”, tha Kushaj,
Kushaj tha se në mbrëmje do të zhvillohet një takim me kryetarët komunal të SBASHK-ut dhe ndoshta aty mund të merret ndonjë vendim për veprim sindikal.
“Ne çdo mbrëmje në ora 20:00, zhvillojmë takime online me kryetarët komunal të SBASHK-ut dhe ndoshta aty mund të merret ndonjë vendim për veprim sindikal” – theksoi Kushaj për Klankosova.tv
Ai shtoi se presin nga Qeveria e Kosovës të reflektojë lidhur me situatën.
“Ne akoma nuk kemi ndonjë ftesë nga Qeveria. Kryetarët komunal të sindikatës po zhvillojnë takime me kryetarët e komunave dhe ne presim që ata të veprojnë, sepse siç e dini ju punëdhënëse është komuna” – shtoi ai.