Analisti Shenoll Muharremi ka kërkuar që të zvogëlohet numri i punëtorëve në administratën shtetërore, e cila numëron diku rreth 90 mijë punonjës.
Në një shkrim të gjatë ku flet për modelin e qeverisë së ardhshme të Kosovës, Muharemi ka thënë se ky numër duhet të zvogëlohet në 30 mijë.
Sipas tij, pjesa tjetër e administratës duhet të transformohet në sektor privat, duke u kthyer në ndërmarrës, inovator, farmer e profesione tjera.
“Qeveria dhe adminsitrata jonë publike me rreth 90,000 trupa duhet me u zvogluar dukshëm. 2/3 apo nga 90,000 në 30,000 trupa mundet me mjaftu për 1.5 milion banorë sa kemi me qenë ndoshta edhe 3-4 vite. Në të kaluarën, ministri i qeverisë e administratës më thojke ‘duhet me punësu njerëz, se varfëri’. Mirë shumë, pajtohem. Por jo në qeveri e administrë. Kjo ka qenë një model ndoshta emergjent atëherë por nuk funksionon shteti e qeveria ashtu. Bëhet barë e madhe për të gjithë, sidomos për biznese”, ka shkruar Muharremi në profilin e tij në “Facebook”.
Deri me tani, ka thënë ai, qeveritë kanë punësuar njerëz në administratë për shkak të votave.
“Por, deri më tani, partitë politike, për shkak se nuk kanë dijt me rritë ekonominë, i kanë punësuar njerëzit në administratë e qeveri. Na kanë ndarkuar aq shumë saqë më sistemi nuk funksionon. Tash kjo nuk është punë e problem i lehtë me e zgjedhur. Shumë vizion, strategji, tru.. guxim e taktizim kohor kërkon. Paramendoje vehtën je Kryeministër edhe detyra jote është me zvoglu qeverinë dhe administatën nga 90,000 në 30,000 zyrtarë të shtetit. Ti kishe jep dorëheqje ndoshta, por ka zgjidhje”, ka shkruar ai.