Abrashi i VV-së: Nagip Krasniqi në burg qe 4 muaj pa asnjë provë, Grabovci kishte 100 CD për “Pronton” dhe asnjë ditë burg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i ka dalë në mbrojtje ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili tash e një kohë ndodhet në paraburgim.

Abrashi tha se për 4 muaj, Nagip Krasniqi po mbahet në burg pa asnjë provë.

Ndërkohë sipas tij, 100 “CD” thuhej se ekzistonin për aferën “Pronto”, teksa Adem Grabovci u lirua në mungesë provash pa asnjë ditë burg.

Postimi i plotë i tij:

100 CD thuhej se ekzistonin për Pronto Aferën ndërkohë që Adem Grabovci&Co u liruan në mungesë provash, pa asnjë ditë burg.

Për 4 muaj mbahet në burg Nagip Krasniqi, pa asnjë provë.

Duket se prova kryesore për të qenë i burgosur në Kosovë është keywordi “VV”.