Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme vizitoi teqetë e Gjakovës.
Përmes një njoftimi në “Facebook” ai falënderoi ato, përkatësisht krerët e tyre, duke thënë se përgjatë historisë kanë luajtur rol në identitetin dhe qëndresën e popullit, përcjell 07 Press.
Secila prej këtyre teqeve ka patur rol thelbësor në historinë e Kosovës. Në këto vende janë mbajtur aktivitete të ndryshme sociale, arsimore e kulturore. Përmes këtyre aktiviteteve, teqetë kanë kontribuar në ruajtjen dhe përhapjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, por dhe duke ndikuar në identitetin dhe qëndresën e popullit tonë. Në kohëra të ndryshme historike, teqetë kanë qenë qendra e organizimit dhe rezistencës kundër pushtuesve të ndryshëm.
Më poshtë edhe postimi i plotë: