Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, ka vizituar Valon Kastratin në Kërpimeh të Podujevës, një ndërmarrës që pësoi një goditje të rëndë kur zjarri përfshiu dhe shkatërroi komplet biznesin e tij.
Ky zjarr i shpejtë jo vetëm që zhbëri punën e një jete, por la Valonin dhe mbi 100 të punësuarit e tij pa burim të ardhurash.
Ndërmarrja e Kastratit ishte një pikë kryesore për ekonominë lokale, ku mbi 400 familje mbështeteshin duke grumbulluar dhe shitur produktet e tyre, të cilat eksportoheshin në Bashkimin Evropian.
Pas fatkeqësisë, jo vetëm Kastrati, por edhe punëtorët dhe fermerët që varësinë nga kjo pikë grumbulluese, janë ballafaquar me pasiguri të madhe ekonomike.
Duke theksuar rëndësinë vitale të biznesit, kreu i LDK-së bëri thirrje ndaj institucioneve të vendit që të ofrojnë ndihmë të menjëhershme.
Është e rëndësishme që institucionet tona të veprojnë shpejt për të ndihmuar Valonin dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi,” deklaroi ai.
“Duhet të punojmë së bashku për të rikthyer këtë biznes në këmbë, për të mundësuar që familjarët të vazhdojnë kultivimet e tyre, punëtorët të kthehen në punën e tyre dhe Valoni të vazhdojë të kontribuojë në ekonomi përmes tregtisë me Evropën”, u shpreh Abdixhiku.