Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.
Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth zhvillimeve aktuale në vend, ku u përmendën edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike rreth këtyre zhvillimeve, shkruan lajmi.net.
Abdixhiku ka vlerësuar bashkëpunimin e Kanadasë me Kosovën, ku u tregua edhe përkushtimi ynë për zgjerimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi.