Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka shkruar pas zgjedhjes së Ardian Shalës kryetar i degës së LDK-së, në Suharekë.
Abdixhiku ka thënë se në këtë process krejt demokratik, kanë marrë pjesë 1 mijë e 56 anëtarë. E besimi që iu dha sot Shalës, Abdixhiku ka thënë se duhet të shërbejë si përgjegjësi.
Postimi i plotë:
“1056 anëtarë pjesëmarrës në procesin tonë zgjedhor në Suharekë. Doktori, Ardiani, u zgjodh kryetar për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Atë, gjithë ekipin e zgjedhur sot me në një proces krejtësisht demokratik, i uroj për besimin e marrë. Le të shërbejë ky besim si përgjegjësi.
Teksa po i afrohemi përmbylljes së zgjedhjeve në 40% të degëve tona, s’kam se si mos të shpreh edhe kënaqësinë por edhe mirënjohjen për plot 17,247 anëtarë që deri më tani kanë marrë pjesë në zgjedhjet tona të brendshme. Me këtë ritëm, me kaq shumë pjesëmarrje, po i afrohemi një numri vërtetë impresiv. Ky angazhim, përveç se shprehje e denokracisë, tregon veçmas dhe për mobilizimin e anëtarësisë.
Istogu, Fushë Kosova e Dragashi, tre Kuvendet e ardhshme.”