Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatdhetarët në Gjermani e Austri.
Këtë të shtune LDK organizoi tubim me bashkatdhetarët në Hamburg të Gjermanisë, ku nga këtu pati edhe thirrje nga i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku që të votohet eurodeputeti David McAllister në zgjedhjet e ardhshme, si mik i madh i Kosovës dhe zë i saj në Parlament.
‘’David ka qenë më shumë se një aleat; ai ka qenë një mik i vërtetë i Kosovës. Përpjekjet e tij në Parlamentin Evropian kanë qenë të rëndësishme në sjelljen e çështjeve tona në ballë, duke mbrojtur interesat tona dhe duke siguruar që zëri ynë të dëgjohet në sallat ku merren vendimet për të ardhmen tonë. David McAllister i ka qëndruar pranë Kosovës në kohë sfidash dhe festash. Ai ka punuar pa u lodhur për të promovuar integrimin tonë evropian, ka argumentuar me pasion për njohjen e sovranitetit tonë dhe ka mbështetur iniciativat që na sjellin më pranë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian’’, deklaroi Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut çdo votë për eurodeputetin David, është një hap drejt forcimit të një miqësie që i kapërcen kufijtë.
‘’Është një votë për një Evropë që njeh dhe respekton Kosovën. Është një votë për avokim të vazhdueshëm, për politika nga të cilatpërfitojnë familjet tona, ëndrrat tona dhe brezat tanë të ardhshëm në vendlindje’’.
McAllister aktualisht kryeson Komisionin për Pune të Jashtme të PE-së. Partia e tij, Unioni Kristian Demokrat CDU, është anëtare e Partive Popullore Evropiane ku është edhe LDK-ja.