Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që popullin po e shëndrrojnë në pengje kolektive të zymtësisë dhe paaftësisë.
Tutje Abdixhikut tha se “kjo zymtësi ka mbyllur Kosovën dhe se kjo paaftësi e kësaj qeverie e ka zbrazur Kosovën”.
Abdixhiku tha se “të gjendur përballë perdes së popullizmit e propagandës; të ballafaquar me arrogancën e pushtetit; të përballur me sulmet përditshme ndaj themeleve tona të shtetësisë, Republika e Kosovës dhe populli ynë, po shndërrohen në pengje kolektive të zymtësisë e paaftësisë”.
“Kjo zymtësi ka mbyllur Kosovën. Kjo paaftësi ka zbrazur Kosovën”.
“Kambanat tona po bien! Veprimi ynë duhet të pasojë tani. Në një fat të tillë politik, aktivizimi ynë individual e i përbashkët është domosdoshmëri. Lidhja është gati. Me program, me ide, me njerëz profesionistë – tani dhe me organizim”, ka thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
LDK-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare u rendit e treta, pas PDK-së dhe LVV-së.