Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është duke marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.
Abdixhiku ka thënë se e djathta evropiane do të garojë në zgjedhjet e Bashkimit Evropian si favorit.
Ai ka thënë se gjatë adresimit ka shtruar pikëpamjet e tij, duke përmendur edhe rrezikun e sigurisë së Kosovës që i kanoset nga Serbia. Po ashtu ka kërkuar njohje nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Para delegtëve e liderëve evropiane të djathtë, shtrova pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi rrugëtimin tonë origjinal euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën e menjëhershme për njohjet e pesëshes; sikurse dhe betejën tonë të përbashkët evropiane kundër popullizmit”.
E djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme Evropiane. Fitorja e saj është siguri për Republikën e Kosovës, Ballkanin Perëndimor dhe vet projektin e Bashkimit Evropian. LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë. E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express