Abazoviq: Serbia duhet t’ia vë pikën anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe të shohë kah e ardhmja

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vendet e rajonit duhet të tentojnë të merren vesh, pasi që, siç u shpreh ai, të gjitha resurset tjera janë harxhuar dhe pa rezultate.

Ai ka thënë se Serbia duhet të pranojë qëndrime të kundërta për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe t’i vë pikë atij procesi e “të shohë përpara” drejt të ardhmes evropian.

Abazoviq thotë se kudo në rajon ka struktura destruktive, si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi, Shqipëri, BeH, të cilat duan të mbajnë Ballkanin Perëndimor në “kafazin e viteve nëntëdhjetë”.

“Nuk i konsideroj miq politikë, por në nivel njerëzor, sigurisht që mund të kenë komunikim shumë të mirë, por mendoj se na duhet një politikë që do të nënkuptonte një marrëveshje më të gjerë në rajon”, theksoi Abazoviq për RTS, transmeton Klankosova.