AAK pasi Peci njoftoi për shkëputjen e kontratës për zyrat: Nënshkruam sipas kushteve të Ministrisë, shpejt veprimet e radhës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi i është ndërprerë kontrata për shfrytëzimin e zyrave në Prishtinë.

AAK ka thënë se sot kanë pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputje të njanshme të kontratës, derisa ka shtuar se kontrata është nënshkruar sipas kushteve të parashtruara nga vetë ministria.

AAK thotë se shumë shpejtë do të njoftojnë për veprimet e radhës.

“Sot e kemi pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputjen e njëanshme të kontratës së qirasë e cila është nënshkruar më datë 20.11.2023, sipas kushteve të parashtruara nga vetë Ministria. Jemi në shqyrtim të aspektit juridik të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës. Për korrektësi, bashkëngjitur gjeni kontratën e lidhur mes AAK-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, e përpiluar nga vetë ministria, për shfrytëzim të objektit.”

AAK ka publikuar edhe kontratën: