Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se do të nesër kanë ftuar një tryezë ku do të diskutohet për çështjen e sigurisë në vend.
Ai tha se aty do të diskutohet me ekspertë të sigurisë, por njëkohësisht edhe me ish-ministra dhe, siç u shpreh ai, ish-zyrtarë të lartë të shtetit që kanë qenë të angazhuar në siguri.
“Siguria në vend, pas ngjarjeve të së dielës së kaluar kërkon një refleksim më serioz për shkak se efektet e kësaj situate realisht po e prekin funksionalitetin e shtetit, në këtë funksion nesër si grup parlamentar kemi ftuar një tryezë ku do të diskutojmë çështjen e sigurisë në vend, me ekspertë të sigurisë, por njëkohësisht edhe me ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit që kanë qenë të angazhuar në siguri”, u shpreh ai.
Tahiri tutje tha se AAK-ja ka mbledhur 40 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme dhe kërkohet rritja e koeficientin nga 105 në 129 euro.
“AAK ka përfunduar mbledhjen e 40 nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme ku do të kërkojmë rritjen e koeficientin nga 105 në 129 euro. Të parët që do të preken, respektivisht do të ndikojë në rritjen e pagave janë Policët e Kosovës”, u shpreh tutje ai.