Që nga 1 janari i këtij viti qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm pa viza në vendet e zonës shengen
E njëra prej mundësive për udhëtim është edhe autobusi. Po sa po e shfrytëzojnë si mjetë këtë qytetarët e Kosovës.
Lajmi.net ka qëndruar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë për të parë nga afër se sa po ka lëvizje të qytetarëve me autobus.
Zyrtarja për Media në Stacionin e Autobusëve, Shqipe Dervishi thotë se gjatë muajit janar ka pasur më shumë fluks të udhëtime.
Më tutje Dervishi thotë se nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë dalin rreth 400 autobusë mirëpo këtu përfshihen edhe linja ndërurbane pos atyre ndërkombëtarë.
Po ashtu ai ka kontaktuar edhe Ruzhdi Kurtishaj – Kryetar i Transportit Rrugor.
Kurtishaj në një prononcim është shprehur se udhëtimet Kosovë-Zvicër realizohen pesë herë në jave dhe numëri i udhëtarëve që janë larguar nga Kosova deri më tani arrin shifrën prej 2000 udhëtarëve