A mund t’i blejnë kosovarët biletat për të udhëtuar drejt Evropës nga 1 janari?

Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën – që është përmendur si mundësi, pas tensioneve në veri të vendit – nuk është opsion. Gjermania konfirmon për Gazetën Sinjali se kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm nga 1 janari i vitit 2024.

Bashkimi Evropian në fillim të korrikut ka marrë disa masa ndaj Kosovës për shkak se ka konsideruar se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Disa nga masat e BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat e tjera përfshirë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Nga BE-ja publikisht për këto masa ishte paralajmëruar më 27 qershor.

A përfshihen edhe vizat në masat e BE-së ndaj Kosovës?

Lëvizja e lirë e kosovarëve nga 1 janari i vitit 2024 nuk do të “preket” nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Kjo i bie, se qytetarët që kanë mundësi të udhëtojnë – shlirë mund të blejnë biletat dhe të fluturojnë pas datës 31 dhjetor – për ndonjë destinacion evropian.

Kështusë paku ka konfirmuar për Gazetën Sinjali ambasada e Gjermanisë në Kosovë.