A ka bashkëpunuar me Policinë e Kosovës? KFOR-i me komunikatë

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka konfirmuar se ka qenë i gatshëm për të ndërhyrë pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës në Banjskë, në rast se ajo do t’i kërkohej.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se trupat e KFOR-it kanë qenë në vendin e ngjarjes, derisa theksohet edhe bashkëpunimi që kanë pasur me institucionet e tjera të sigurisë.

“Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR kanë vepruar në koordinim të ngushtë, si përgjegjësi i parë, dytë dhe tretë”, vijon qëndrimi.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të rregullt me të gjithë përgjegjësit, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organizatat e sigurisë në Kosovë, sikurse edhe Shefin e Stafit të Forcave të Armatosura të Serbisë”.

Sipas KFOR procesi i dialogut është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet dhe arritjen e zgjidhjes afatgjatë.