A i shkeli rregullat Presidentja gjatë dekorimit të Dua Lipës? Flet “marshalli” i protokollit kosovar

Presidentja Vjosa Osmani i dha këngëtares kosovare Dua Lipa titullin Ambasadore Nderi për kontributin e saj në përfaqësimin e Kosovës nëpër botë.

Osmani vendosi që ta presë familjen Lipa me gjithë familjen në Presidencën e Kosovës. Me vete kishte burrin dhe dy vajzat e saj.

Pas shpërndarjeve të fotografive nga vetë Osmani në njoftimin e saj zyrtar për këtë ceremoni, nisen kritikat se ajo po e shndërron institucionin e Presidencës në rezidencë familjare, derisa pati akuza se i ka privilegjuar edhe vajzat e saj.

https://permbledhja.com/sulm-me-arme-ndaj-policise-se-kosoves-ne-liqenin-e-ujmanit/

Megjithatë, këtu mund të ketë edhe shkelje protokolli.

Për këtë çështje ka folur për Gazeta Express njohësi i protokollit, Haki Merovci.

“Nuk e di se a është njoftuar paraprakisht protokolli. Nëse po, është dështim i protokollit. Kjo ceremoni ndjek rregullat tjera bazë”, tha shkurt Merovci.

Megjithatë, Osmani s’është deklaruar për këtë çështje se në bazë të cilave rregullave protokollare ka organizuar ceremoninë e ndarjes së titullit në këtë mënyrë.

https://permbledhja.com/sulm-me-arme-ndaj-policise-se-kosoves-ne-liqenin-e-ujmanit/