A është Vjosa Osmani “figurë e ardhshme” dhe “alternativë” e BE-së dhe SHBA-së?

Kritikat e evropianëve dhe amerikanëve ndaj kryeministrit, Albin Kurti si duket i ka dhënë më shumë hapësirë presidentes, Vjosa Osmani e cila ka pasur takime të rëndësishme në SHBA në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë në Kosovë, presidentja Osmani po komentohet si një “figurë e ardhshme” që mund të luaj rol kundër kryeministrit Kurti pas përplasjeve të tij me ndërkombëtarët për dialogun me Serbinë.

Analistët të zhvillimeve politike, po e shohin si mundësi që presidentja, Vjosa Osmani, po “përdoret” nga SHBA-ja dhe BE-ja për të përçuar një mesazh te kryeministri Kurti, i cili sipas tyre, është izoluar nga ndërkombëtarët për shkak të situatës aktuale politike në vend dhe dialogut me Serbinë.

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se takimet e presidentes Osmani në Nju Jork gjatë aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithashme të Kombeve të Bashkuara, është një mundësi të cilën Kurti e ka humbur.

Muharremi thotë së SHBA-ja dhe BE-ja po e përdorin Vjosa Osmanin si një “alternativë”, kundër Kurtit.

Pse nuk shkoj Kurti në aktivitetet Asamblesë së Përgjithashme të Kombeve të Bashkuara? E kuptoj që ka marrëveshje me Presidentën ajo me përqafësu Kosovën por nga pozita e keqe që Kryeministri gjindet momentalisht në diplomaci, ky ka qenë një rast i mirë, tashmë i humbur, me i rikuperuar humbjet dhe me shpërthy izolimin ndërkombëtar që ka. Nuk është se po bënë ndonjë punë këtu, dje ishte tek një ngjarje ku ndau disa grante por nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve.” – ka shkruar ai.

Po e shiqon Vjosën në televizion duke shkëlqy atje. Sikurse më herë, BE dhe SHBA po e përdorin Presidentën me theksu dhe kriju kontrast mes izolimit të Kurtit dhe përqafimit të Osmanit. Po thonë “shif, nesë ti nuk do, kemi alternativa tjera”. Kështu ja bënë edhe në qershor në Chisinau kur Osmani takoj Vuciq, por edhe Macronin dhe Scholz.” – ka shkruar Muharremi në Facebook.

Gjithashtu, edhe analisti i politikës, Valon Syla, ka pyetur nëse “diplomacia perëndimore” Vjosa Osmanin po e sheh si figurë e ardhshme.

A eshte investim i diplomacisë perëndimore VVjosa si figurë e ardhshme kosovare… apo aq sa me ndihmu rrëzimin e Qeverisë Kurti? Pyetje që vlen të analizohet. Kurti është te shpija momentalisht. Spe thirrin mo. Buken pe hajke mrenda, se ja kishin mshel edhe furrën buke e kryp e zemer.” – ka shkruar Syla në Facebook.

Reagime e analistëve në Kosova, po bëhen pasi presidentja Osmani gjatë qëndrimit në Amerikë është takuar me Sekretarin e SHBA-ve, Antony Blinken.

Osmani ka thënë se me Blinkenin ka pasur një diskutim të rëndësishëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe fuqizimin ndërkombëtarë të vendit.

Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët.” – ka shkruar Osmani në Facebook, duke shtuar se “lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.”