Nëse keni vënë re ndonjëherë një dritë të vogël jeshile në cepin lart të celularit tuaj Android, mund të jetë një sinjal që po ju shikojnë ose përgjojnë.
Ajo pikë është tregues se një aplikacion që keni të instaluar në celular po përdor censorët e telefonit tuaj, mikrofonin ose kamerën.
Zakonisht, ajo dritë nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni, por nëse keni dyshime se po ju spiunojnë, duhet të veproni menjëherë.
Sipas Jamie Akhtar, CEO i CyberSmart, drita jeshile del sepse ne i kemi dhënë leje disa aplikacioneve që të përdorin mikrofonin ose kamerën.
Por, nëse nuk përdorni asnjë aplikacion dhe sërish ju del drita në cepin lart të celularit, ja se çfarë duhet të bëjmë.
“Shkoni në seksionin “permissions” (lejet) të “Settings” dhe kontrolloni lejet e aplikacioneve. Ndoshta i keni lejuar përdorimin e mikrofonit apo kamerës edhe aplikacioneve që nuk i përdorni më. Nëse nuk është ky rasti, atëherë celulari juaj mund të jetë hakuar. Në këtë rast duhet të ndryshoni fjalëkalimet e rëndësishme (email), por jo në celularin tuaj, në një pajisje tjetër. Më pas, duhet të resetoni nga e para celularin”, shpjegon Akhtar.