Pas raportimit të portalit Syri.net se 11 deputetë do të largohen nga Vetëvendosje, disa prej tyre e kanë demantuar një lajm të tillë.Deputetja Ardiana Matoshi ka theksuar se kjo nuk është e vërtetë.
“Këto janë rrena. Unë nuk largohem nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo shkurt për Gazeta Blic.
Edhe deputeti tjetër, Fitim Haziri e ka komentuar një raportim të tillë.“Jo, nuk është e vërtetë se do të largohem nga Vetëvendosje”, tha ai shkurt.
Ndryshe, portali “Syri.net”, raporton se 11 deputetë priten të braktisin radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmi është i pakonfirmuar.
Pas largimit të deputetes së Doarsa Kica-Xhelilit nga Grupi Parlamentar i LVV-së në LDK, largime të tjera janë paralajmëruar nga koalicioni qeverisës.