A do të ketë rrymë në natën e Vitit të Ri? Përgjigjet KEDS-i

Ngarkesë të lartë energjetike do të ketë KEDS për natën e ndërrimit të viteve. Kjo bëhet rëndom, nga familjet kosovare, të cilat përqendrohen në festime brenda shtëpive.

Pavarësisht ngarkesës, Drejtori i Sistemit të Operimeve në KEDS, Bujar Jupaj, ka thënë në Klan Kosova, se do të ketë rrymë, pa ndërprerje me 31 dhjetor e 1 janar, për gjithë Kosovën.

Megjithatë, ai bëri thirrje që të kursehet sa më shumë, dhe të ndalen dritat dhe gjësendet që nuk janë të nevojshme të mbesin ndezur.

Jupaj në “Sytë 7”, tha se edhe dekorimi festiv me drita, ka krijuar shpenzim shtesë të energjisë, andaj edhe për këtë, ai i luti konsumatorët të kursejnë atë.