Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gradualisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet lokalisht të sjellin reshje të pakta shiu, kryesisht të përqëndruara në pjesën jugperëndimore, perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 21°C.